21.1 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025

Alarm në stacionin policor në Prizren

policia e kosoves pkMasa të shtuara të sigurisë janë vërejtur sonte në mbrëmje përreth stacionit të Policisë “Alfa” në Prizren.

KALLXO.com mëson se policia sonte në mbrëmje ka pranuar një telefonatë e cila për policinë është kërcënuese.

Drejtori Rajonal i Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka konfirmuar se në qendrën e thirrjeve të policisë kanë pranuar një telefonatë e cila ka kërkuar llogari se “ku ndodhet ‘Sheki’ dhe ku ndodhet nënkoloneli”.

“Sheki” është nofka me të cilën njihet në Prizren i arrestuari si i dyshuar për sulmin e javës së kaluar në stacionin e njëjtë policor, Shefki Hallaqi.

“Ka thirrë dikush në Golf Kontrol dhe ka kërkuar llogari se ku gjendet ‘Sheki’ dhe ka kërkuar llogari ku gjendet nënkoloneli duke shtuar se “do ta shihni” dhe e ka mbyllur telefonin”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, policia ka ndërmarrë masa për të hetuar nga ka ardhur kjo telefonatë dhe priten rezultatet e hetimeve.

Krasniqi ka shtuar se që nga dita kur stacioni Alfa në Prizren është sulmuar me armë zjarri, policia në Prizren e ka ngritur vigjilencën e saj duke shtuar patrullimet në qytet.

Një javë më parë stacioni Alfa në Prizren u sulmua me Kallashnikov nga një person në gjendje të dehur. Raporti i detajuar për këtë ngjarje është paraqitur në emisionin Drejtësia në Kosovë i cili është transmetuar të premten.

Më Shumë

1938 maturantë iu nënshtruan testit të maturës në Prizren

Në komunën e Prizrenit sot është mbajtur testi i parë i Maturës Shtetërore – një prej fazave më të rëndësishme për nxënësit që përmbyllin...

Liria ndahet me Abaz Karakaçin

Liria e Prizrenit ka njoftuar ndarjen me futbollistin Abaz Karakaçi, duke i shprehur mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte...

Lajmet e Fundit