9.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Albin Kurti në Prizren: Po protestojmë për shtet, jo për pushtet

Albin-Kurti-Pz-620x330Lëvizja Vetëvendosje në Prizren , sot ka mbajtur një takim me struktura të partisë dhe qytetarë ku është diskutuari për situatën aktuale politike me temën “Shypja politike dhe rezistenca qytetare”.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Albin Kurti, i cili para të pjesëmarrësve të këtij takimi tha se protestat në Prishtinë të cilat janë mbajtur dhe do të mbahen, kanë për qëllim që të fuqizojmë shtetin tonë, tha ai, e jo sikurse po etikohemi se një gjë të tillë po e bëjmë për pushtet. Ai tha se Jabllanoviqi duhet të shkarkohet, sepse përmes tij dhe Listës Sërbska, po forcohet Serbia karshi Kosovës.

Sipas Albin Kurtit, zhvillimet e tanishme po na japin të kuptojmë se shteti i Kosovës po e luan rolin e Asociacionit të Komunave, ndërsa komunat serbe këtu po e udhëheqin shtetin.Ai gjithashtu tha se fuqia e vendimmarrjes së Serbisë me Kosovën, tregoi edhe në rastin “ Trepça”, pasi që ishte ndërhyrja e kryeministrit serb Vuçiq, ajo e cila stopoi vendimin që kompania gjigant mos të shndërrohet në ndërmarrje publike.

Albin Kurti, tha se protestat e radhës me 4 shkurt do të jetë paqësore, dhe se do të vijojmë edhe më tej , tha ai, deri në realizimin e kërkesave tona për shkarkim të Jabllanoviqit dhe në mbrojtje të Trepçës. Albin Kurti, tha më tej se protestues me maska po janë shumë qytetarë të punësuar, të cilët nga frika e hakmarrjes së pushtetit për praninë e tyre në protesta, po detyrohen të maskohën. Drejtuesit e Vetëvendosjes, ftuan prizrenasit që të mërkurën masovisht të udhëtojnë drejt Prishtinës, për në protestën e paralajmëruar paqësore…./TV Prizreni/

Më Shumë

Nisin provat për shfaqjen “Pylli” në Teatrin e Prizrenit

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë filluar provat për shfaqjen më të re “Pylli”, me regji të Erson Zymberit dhe dramaturgji nga Florian...

Rilind Çoçaj promovon në Zagreb monografinë për arkitektonikën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Më 13 mars 2026, në Bibliotekën e Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve (HAZU) në Zagreb, u mbajt promovimi i monografisë “Arkitektonika e Bibliotekës...

Lajmet e Fundit