12 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Albin Kurti, paralajmëron demostrata

AlbinKurti1205Sipas Albin Kurtit, do të ketë demonstrata nëse kryesuesja nuk thërret seancën gjatë javës së ardhme, si dhe në rast se presidentja nuk jep mundësinë herën e dytë bllokut për krijimin e qeverisë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se ngërçit politik në vend po i vjen fundi, pasiqë sipas të gjitha gjasave javën që vjen do të jetë vazhdimi i seancë të Kuvendit.Ai ka mohuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, ndërsa ka shtuar se do të ketë demonstrata nëse kryesuesja nuk thërret seancën gjatë javës së ardhme, si dhe në rast se presidentja nuk jep mundësinë herën e dytë bllokut për krijimin e qeverisë.

Ai ka mbajtur të shtunën tubim me qytetarët e Mitrovicës me temën “Zgjidhja sipas qytetarëve”, ku temë ishte situata politike e krijuar në vend.

Kurti, ka shpjeguar në detaje se çfarë ka ndodhur në këtë periudhë bashkë me pasojat politike.

“Ndodhemi në një situatë kur ne jemi deputetë të Kuvendit, kurse PDK-ja me ndihmën e Gjykatës Kushtetuese, e ka lënë pa Kuvend Republikën e Kosovës, sepse ajo nuk e do Republikën tonë si Republikë Parlamentare, por vetëm si një Republikë qeveritare, në të cilën ka shumë qeveri e pak Republikë, por kësaj po i vjen fundi tash. Siç duket, në javën e ardhshme me gjasë do të ketë seancë të Kuvendit, dhe në këtë seancë të Kuvendit përfundimisht do të zgjidhet kryetari i Kuvendit, i cili do të jetë si rezultat i heqjes dorë të koalicionit LDK, AAK, Nisma nga kjo pozitë, dhe asisoj t’i hapet rruga menjëherë krijimit të qeverisë, atyre që përbëjnë shumicën parlamentare e këta janë bashkëpunimi midis LAN-it dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënëKurti.

Kurti ka mohuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, ndërsa ka kërcënuar me demonstrata nëse kryesuesja nuk thërret seancën gjatë javës së ardhme, si dhe në rast se presidentja nuk jep mundësinë herën e dytë bllokut për krijimin e qeverisë.

Kurti: Demostratat të paevitueshme

“Nëse Flora Brovina nuk e thërret seancën se PDK i thotë s’ka seancë pa marrëveshje, nëse presidentja herën e dytë nuk ia jep koalicionit LDK-AAK-Nisma, pra shumicës parlamentare nuk ja jep të drejtën për ta nominuar kryeministrin, demostratat janë të domosdoshme edhe të paevitueshme”, theksoi Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes ka hedhur një sërë akuzash në adresë të PDK-së, duke akuzuar ata për situatën e krijuar dhe ngërçin politik në vend.

Kurti: Për PDK-në e rëndësishme me fitu një amnisti

“Dikur thonin i kemi numrat, tash po thonë qeveri gjithëpërfshirëse. A e din çka i bie Qeveri gjithëpërfshirëse? Kjo i bie aman lenani të hymë edhe na, e të bëhemi krejt bashkë e ta fitojmë këtë njëfar amnistie politike dhe juridike.Jemi në fazën kur më e rëndësishme për PDK-në me fitu qetash një amnisti për paret që i kanë vjedh deri tash se sa edhe një herë me marrë kryeministrinë dhe me vazhdu me vjedh qysh kanë vjedh deri me tash. ”, theksoi Kurti.

Sipas tij, Kosova ka dy probleme themelore, Mitrovicën dhe papunësinë, dhe nëse gjendet çelësi për këto dy probleme, atëherë shteti i Kosovës dhe populli i saj pa dyshim do të përparojnë shumë.

Më Shumë

Ramabaja: Të hënën bëhet publik koalicioni formal VV – NISMA

Anëtari i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, duke folur për median “MCN TV” në Shqipëri, tha se “më së largu të hënën” bëhet publik koalicioni formal...

Malisheva mposhtet nga Llapi, mund t’i “rrëshqasë” bileta për Evropë

Llapi e ka mundur Malishevën si mysafir me rezultat 1:3 në javën e 30-të të Superligës së Kosovës. Ardit Tahiri në minutën e 40-të dhe...

Lajmet e Fundit