Albulena Berisha nga Prizreni vuan nga leukemia, ka nevojë për ndihmë

Albulena Berisha pas diagnostifikimt me Leukemi Akute A.L.L ka marrë trajtimin e nevojshëm në “LIV Hastanesi” në Stamboll të Turqisë.

Trajtimi në dy fazat e para me kemoterapi dhe radioterapi sipas raporit të mjekut ka dhënë rezultatet e dëshiruara dhe ka kushtuar 80.000 euro ndërsa për fazën e fundit të trajtimit, spitali ka kërkuar edhe 60.000 euro, njofton Klan Kosova.

Kjo shumë është e papërballueshme për familjen prandaj ata kanë kërkuar që të përkrahen financiarisht për trajtimin e mëtutjeshëm të Albulenës.

Në fotografinë e mëposhtme gjeni të dhënat e numrit të xhirollogarisë ku mund të bëni kontributin tuaj ashtu si edhe numrin për informata shtesë.

Albulena Berisha 2

Më Shumë

Shpallen përfituesit e subvencioneve në kulturë, rini dhe sport në Prizren

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka publikuar listën përfundimtare të individëve dhe organizatave joqeveritare përfituese të subvencioneve në fushat...

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit