Vrasja e Elvis Pistës, afër zbardhjes

Shumë shpejt pritet zbardhja e vrasjes së Elvis Pistës, ish- kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e fundit nacionale. Paralajmërimi vjen nga motra e tij, Beatrisa Pista-Demiri, e cila tha se po punohet shumë në këtë drejtim.

Në prag të dy vjetorit të vrasjes, motra e ish-kandidatit të PDK-së për deputet Elvis Pista, thotë se vrasja e tij është shumë afër zbardhjes.

“Shumë mirë të gjithë e dinë se vrasja në njëfarë formë ka qenë hollivudine edhe e përgatitur shumë mirë. Aq e përgatitur në mënyrë profesionale sa që po del të jetë një kafshatë e madhe për hetuesit vendorë. Mund të them lirisht se janë duke punu shumë edhe pritet që së shpejti të zbardhet rasti”, tha Pista-Demiri në emisionin ‘Perspektiva, prodhuar nga Artvision portalin Rahoveci24.

Pista-Demiri nuk e mohon mundësinë se vrasja mund të ishte politike, por thotë se dikush edhe mund ta ketë shfrytëzuar situatën, që vrasja të dukej e tillë.
Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Elvis Pista u vra në mesnatën mes 14 dhe 15 qershorit rreth orës 00:45 në oborrin e restorantit “Jaha” në Rahovec.

Thotë se nuk janë të kënaqur me punën e prokurores Shpresa Bakija dhe po mendojnë që çështjen ta dërgojnë edhe në Gjykatën Speciale.

Më Shumë

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit