2.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Alija: 100 zyrtarë policorë në Prizren në vetizolim

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, Faton Alija thotë se nga regjionet e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës kanë ardhur përforcime me zyrtarë policorë.

Alija në RTV Dukagjini thotë se kjo drejtori tashmë numëron 13 zyrtarë policorë të infektuar me Covid-19.

“Për fat të mirë asnjëri nga ta nuk kanë ankesa sa i përket gjendjes shëndetësore”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prizrenit thotë se rreth 100 zyrtarë policorë janë izoluar për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.

Ai ka thënë se stacioni megjithatë punon me kapacitete të plota pasi janë transferuar punëtorë nga stacione tjera rajonale.

Alija thotë se megjithatë Prizreni ka edhe njësi tjera policore që mundësojnë ofrimin e sigurisë në Prizren.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prizrenit thotë se pavarësisht vendimeve nga institucionet, në Prizren zyrtarët policorë do të vazhdojnë të punojnë me orar 12 orë deri në zbutjen e situatës.

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, dyshohet se u godit nga rryma derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Një person ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, është goditur nga rryma dhe ka rënë...

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e 4 Parodistëve të Vlorës

Arti dhe skena shqiptare janë në zi. Në moshën 79-vjeçare ka ndërruar jetë Mane Lumani, aktori i njohur vlonjat dhe një nga anëtarët historikë...

Lajmet e Fundit