15.2 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Alma Lama konfirmon largimin nga Vetëvendosje!

AlmaLama-VVDeputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama, ka konfirmuar lajmin për largimin e saj nga partia e Albin Kurtit.

Ajo nuk ka preferuar të japë më shumë detaje rreth largimit të saj dhe pritet që gjatë ditës të dal më një letër publike, ku edhe do të sqarojë në detaje dorëheqjen e saj.

Lama pat shfaqur haptazi mospajtime rreth koncepteve të “Vetëvendosjes”. Ajo ka kritikuar ashpër partinë e saj duke thënë se ka devijuar rrugën dhe programin e saj sidomos me daljen haptazi pro shamive dhe mësimit mbi fe nëpër shkolla.

“Z. Kurti, i cili promovon idenë e bashkimit kombëtar hezitoi të thoshte një fjalë të vetme kundër atyre që përmes meje, si një shqiptare e lindur në Krujë, atakuan një pjesë të kombit tonë, e që është ajo që jeton në Shqipëri. Në Kosovë u përçmua edhe figura e Skenderbeut; pak kohë më parë është fyer edhe humanistja e botës, Nënë Tereza, nesër kushedi kush do të atakohet, sepse qëllimi është të na rrënohet identiteti kombëtar”, ka thënë Lama në një intervistë për “Zërin”, duke i bërë të ditur dallimet konceptuale me kreun e VV-së, Albin Kurti.

Ajo pat thënë se nuk e ka ndërmend të ndryshojë konceptet e saj, thjesht për të siguruar një bashkëjetesë politike.

Flirtimi i Vetëvendosjes me rrymat radikale fetare, mos dalja në mbrojtje të saj e liderit të VV-së, Albin Kurti dhe mënyrat jodemokratike, veçanërisht dhuna, të praktikuara nga kjo parti, duket se e kanë nxitur Lamën të marrë vendimin e largimit.

Më Shumë

Rexhaj: Në balotazh do të ketë ndryshim në Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në komunën e Prizrenit, ku kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...

Kandidati i LDK-së në Rahovec s’e mbërrin balotazhin për pak, kandidati i LVV-së mori 75 vota më shumë dhe do të garojë me Latifin...

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit, Ali Dula ka fituar në një garë të ashpër me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës,...

Lajmet e Fundit