2.8 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Ambasadori i Francës në Kosovë mbajti ligjëratë në Universitetin e Prizrenit

Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren sot e vizitoi ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert ,me bashkëpunëtorët.

Fillimisht ai u takua me rektorin e UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe stafin tjetër menaxhues. Rektori Vataj e njoftoi ambasadorin me gjendjen aktuale në UPZ. Ai theksoi të arriturat dhe planet për të ardhmen. Rektori Vataj, i cili ka kryer doktoraturën në Francë, foli për mikpritjen dhe përkrahjen e shtetit francez.

Ndërkohë ambasadori Chabert ka mbajtur një ligjëratë rreth kontributit të Francës në hapjen ndërkombëtare të Kosovës. Në ligjëratën e tij ai theksoi se Franca ka qenë e rreshtuar në krah të zgjidhjes së çështjes së Kosovës që nga vitet e ’90-ta, ka mbështetur intervenimin e NATO-së për ndaljen e agresionit serb mbi shqiptarët e Kosovës, ka investuar në rindërtimin e vendit pas luftës, ka qenë pro shpalljes së pavarësisë dhe është vendi i dytë që e ka njohur shtetin e Kosovës dhe se e mbështet fuqishëm integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Pas ligjëratës studentët e UPZ-së janë njoftuar për mundësitë e studimit në universitet franceze.

Më Shumë

Tentohet të digjet një restorant në Prizren, policia në kërkim të dyshuarve

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në fshatin Reçan të Prizrenit. Ngjarja ka ndodhur në...

Zhduket një burrë në Suharekë

Një person në Suharekë është raportuar i zhdukur që nga 15 dhjetori. Bazuar në informacionet e Policisë, viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është...

Lajmet e Fundit