17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Ambasadori i Holandës e përkrah rektorin Zejnullahu

Robert BoschAmbasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, i ka dhënë mbështetje rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu, në pozicionin e tij për të mos regjistruar studentët nga lista e ofruar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Sipas diplomatit holandez, standardet e përcaktuara për regjistrimin e studentëve në universitet duhet të respektohen.

“Nuk jemi shumë të përfshirë në sistemin e arsimit, mirëpo ne e përkrahim Rektorin”, tha Bosch në një pyetje të KALLXO.com në forumin e Lëvizjes “FOL” i cili është duke u mbajtur në Prishtinë.

“Mendoj se duhet t’u përmbahemi standardeve dhe këto standarde nuk duhet të ulen për çështje politike”, u shpreh ambasadori Bosch.

Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta kanë paralajmëruar një protestë gjatë ditës së sotme në kërkim të respektimit të një memorandumi ndërmjet tyre dhe UP-së të nënshkruar në vitin 2009.

Më Shumë

Ylli e nis me fitore në Play-Off

Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore fazën e “play-off”-it në Superliga e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Pejën me rezultat 93:82, raporton...

Ky është çmimi i naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme në Kosovë. Sipas njoftimit zyrtar nga MINT, çmimi maksimal...

Lajmet e Fundit