15.6 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Analistët: Nëse Thaçi bëhet President, Veseli merr drejtimin e PDK-së

Hashim thaci e Kadri veseliNë rast se në vitin 2016, Hashim Thaçi bëhet president, ashtu siç parashihet në marrëveshjen e qeverisjes mes PDK’së dhe LDK’së, ai do të detyrohet të dorëhiqet nga udhëheqja e partisë.

Në momentin kur kreu i PDK’së, Hashim Thaçi do të bëhej president, posti i kryetarit të partisë së tij do t’i takojë dikujt tjetër. Ai që mund ta marrë timonin e PDK’së, në rast se Thaçi do të bëhej president, është zëvendëskryetari i kësaj partie, kryeparlamentari aktual, Kadri Veseli.

Kështu është thënë veç tjerash në emisionin “Rubikon” të KTV’së, me tëmen “Cila është PDK’ja sot”.

Berat Buzhala, thotë se pretendenti kryesor për postin e kryetarit të partisë, do të ishte Kadri Veseli.

“Z. Veseli është shumë më afër në vendin e parë se sa në vendin e tretë. Në elektorat Thaçi është më i fuqishëm se sa z. Veseli. Nëse z. Veseli do të krijonte parti, do të ishte më i fuqishëm se z. Limaj dhe z. Krasniqi. z. Veseli është i vetmi që nuk i nënshtrohet z. Thaçi në hierarkinë partiake. Pjesa tjetër e partisë i nënshtrohet fillimisht Thaçit e më pas z. Veseli. Për shembull, z. Hajredin Kuci, Hoxhaj, Bekim Çollaki nuk janë vetëm të Thacit por edhe të z. Veselit”, ka thënë Buzhala.

Buzhala ka thënë se në zgjedhjet e fundit, Thaçi nuk do t’i fitonte zgjedhjet pa Veselin.

“Z. Thaçi pa zotin Veseli nuk do të mund t’i fitonte zgjedhjet e fundit. Do të kishte dalë partia e dytë”, ka thënë ai.

Ndërkaq analisti Imer Mushkolaj, mendon se më parë Thaçi do ta dërgonte vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, në mënyrë që të rikthehet sërish në postin e kryeministrit.

“Thaçi si president nuk do të mund të ishte në krye të partisë. Mund të jetë në vend të tij z. Veseli. Por jam dyshues se ai do të pranojë të bëhet president. Ai më parë do ta çojë vendin në zgjedhje jo të jetë në krye të partisë por të jetë sërish kryeministër”, ka thënë ai.

Analisti Astrit Gashi thotë se edhe ai beson se synimet e Veselit janë që të ketë pozita tjera në parti, qoftë udhëheqja por më vonë, edhe pozita e kryeministrit të vendit.

“Veseli dhe Thaci më lehtë merren vesh se sa që prishen. Duhet të kemi parasyshë që z. Veseli kur u bë zëvendëskryetar, nuk ka hyrë aty të mbetet në atë post. Nëse në këtë rrugë z. Thaci i don të gjitha për vete, mund të lindë një përplasje por nuk besoj se do arrijë deri aty gjendja”, ka thënë ai.

Edhe analisti Leon Malazogu, thotë se është mirë që një parti të ketë dy garues dhe cilido nga ta që të fitojë, do të ishte mirë.

Më Shumë

Fermerët e Rahovecit kanë nxjerrë në treg prodhimin e ri të trangullit

Fermerët e komunës së Rahovecit kanë dalë në treg me trangujt, ndërsa e konsiderojnë një fillim të mbarë verën e këtij viti. Pikat grumbulluese...

25 vjet nga vrasja e “Drinit”

8 maj 2000. Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’, vritet para shtëpisë së tij, në Prizren. Kjo vrasje ndodhi në rrethana misterioze. Drejtësia vendore e ndërkombëtare,...

Lajmet e Fundit