Ancelotti flet për Ronaldon, ka disa fjalë edhe për Allegrin dhe Conten

Carlo Ancelotti është prezantuar si trajner i Real Madridit, që do të jetë një rikthim për të, pasi ka qenë në këtë klub edhe më parë.

Ai në konferencë për shtyp ku u prezantua u pyet edhe për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

“Cristiano Ronaldo? Unë e dua atë shumë, por nuk më pëlqen të flas për lojtarët që janë në ekipe të tjera. Ai ka një kontratë me Juven dhe nuk duket e drejtë të flasësh për të”.

“Mund të flas për lumturinë që kam për atë që po bën. Një gazetar italian më pyeti nëse Cristiano ishte në fund të karrierës së tij, unë i thashë po, sepse ai shënon vetëm 35 gola dhe po ngadalëson”, deklaroi Ancelotti.

Në fund u pyet edhe për trajnerët italian Max Allegri dhe Antonio Conte që ishin të lidhur me Real Madridin këto ditë.

“Ata janë trajnerë mjaft të suksesshëm, Conte fitoi titullin me Interin, Allegri ka fituar shumë me Juventusin”.

“Duke u krahasuar me këta miqtë e mi thjesht më bën të lumtur, ‘Made in Italy’ po qëndron mirë”, deklaroi Anclotti.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit