35 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Andin Hoti: Më 31 janar do të takohemi me delegacionin serb, shpresojmë t’i marrim arkivat që i kemi kërkuar

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, ka thënë se do të takohen me 31 Janar me një delegacion serb, përmes të cilit takim  presin qe të marrin informacione për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai ka treguar se pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësues nga BE-ja.

“Në fakt me 31 Janar të këtij viti, ne kemi një takim të jashtëzakonshëm të grupit punues, delegacion i Kosovës me të Serbisë, dhe BE-ja besojmë se do të jetë në këtë takim, dhe shumë po shpresojmë që do të marrim informacion ose arkivat që i kemi kërku nga Serbia. Dhe nëse i marrim këto atëherë natyrisht që do të vazhdojmë me gërmime të tjera, por megjithatë vitin 2023 kryesisht i kemi pas gërmimet prej raporteve analitike që i kemi marr prej akterëve të ndryshëm, por kryesisht prej Komitetit Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq”, ka thënë ai

Me informacionet e reja nga Kryqi i Kuq, Hoti thotë se do të kenë më shumë punë gjatë këtij viti.

“Edhe ato kanë me vazhdu, sepse i kemi pranu të reja prej Kryqit të Kuq, dhe unë po shpresoj, nuk mundem të garantoj, por po shpresoj që kemi me pas një volum edhe më të madh të punës sa që kemi pas në vitin e kaluar”, u shpreh ai.

Hoti ka treguar për Front Online lokacionet ku do të kërkohen mbetje mortore posa të fillojnë gërmimet.

“Në Skenderaj e kemi edhe një lokacion, kemi qenë në Prekaz, por tani është një lokacion tjetër prapë në Prekaz, në Podujevë kemi me u kthy, në Prizren kemi me u kthy, edhe në Kamenicë kemi me u kthy”, ka thënë ai

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Dardanet mposhtin Estoninë në miqësore

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore në miqësoren e parë ndaj Estonisë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0, në përballjen...

Reduktime të ujit në Suharekë për shkak të konsumit të lartë dhe keqpërdorimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Njësia Suharekë ka paralajmëruar se nga data 2 korrik do të nisë zbatimi i reduktimeve të...

Lajmet e Fundit