10.5 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Andy Ruiz i kërkon luftë Wilderit, ky i fundit i hapur ta pranojë

Andy Ruiz dëshiron të përballet me ish-kampionin e botës në kategorinë e rëndë në WBC, Deontay Wilder, në luftën e radhës, pasi e mundi Luis Ortizin në një meç argëtues të dielën në Kaliforni.

Ish-kampioni Wilder ishte në stadium për ta parë meçin dhe ishte i hapur për ta pranuar ofertën e Ruizin për një luftë në të ardhmen e afërt.

Wilderi do të përballet me Robert Helenius më 15 tetor në Nju Jork, në atë që do të jetë lufta e tij e parë që prej disfatës shkatërruese me nokaut kundër Tyson Fury në trilogjie epike.

“Nëse Deontay fiton në tetor, unë dhe ai e kemi të njëjtin menaxher, prandaj mund ta bëjmë këtë luftë. Eja ta bëjmë. Unë jam i uritur dhe dëshiroj të bëhem kampion përsëri dhe t’i kthej titujt në Meksikë”, tha Ruiz pas fitores kundër Orizit.

Wilderi, i cili ka dy humbje në karrierë dhe të dyja të pësuara nga duart e Furyt, i tregua i hapur për ta pranuar sfidën e Ruizit.

“Deontay Wilder është rikthyer dhe mezi pret t’iu ofrojë tifozëve luftëra të mëdha dhe interesante. Nëse kjo është ajo çfarë kërkojnë tifozët, eja ta bëjmë”, tha Wilder.

Më Shumë

Vdes i vetaksidentuari më 17 shkurt në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që kishte ndodhur më 17 shkurt 2026 në Autostradën Autostrada Ibrahim Rugova, në...

Në Malishevë nënshkruhet memorandum për fuqizimin e grave sipërmarrëse

Në ambientet e Komunës së Malishevë është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, dhe drejtorit të projektit zbatues, Valentin Hoxha,...

Lajmet e Fundit