5 shtatori shpallet Ditë e Humanizmit në Kosovë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditën e Humanizmit në Kosovë.

“Data 5 shtator përkon me ditën e shkuarjes në amshim të humanistes shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza. Shpallja e kësaj date si Ditë e Humanizmit në Kosovë do të jetë shenjë e respektit dhe përkujtimit të vazhdueshëm nga Republika e Kosovës për të”.

“Vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditë e Humanizmit në Kosovë e ka propozuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi pas nënshkrimit nga ana e kryeministrit dhe obligon për zbatim Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të gjitha institucionet e tjera”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit