14 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Andy Ruiz i kërkon luftë Wilderit, ky i fundit i hapur ta pranojë

Andy Ruiz dëshiron të përballet me ish-kampionin e botës në kategorinë e rëndë në WBC, Deontay Wilder, në luftën e radhës, pasi e mundi Luis Ortizin në një meç argëtues të dielën në Kaliforni.

Ish-kampioni Wilder ishte në stadium për ta parë meçin dhe ishte i hapur për ta pranuar ofertën e Ruizin për një luftë në të ardhmen e afërt.

Wilderi do të përballet me Robert Helenius më 15 tetor në Nju Jork, në atë që do të jetë lufta e tij e parë që prej disfatës shkatërruese me nokaut kundër Tyson Fury në trilogjie epike.

“Nëse Deontay fiton në tetor, unë dhe ai e kemi të njëjtin menaxher, prandaj mund ta bëjmë këtë luftë. Eja ta bëjmë. Unë jam i uritur dhe dëshiroj të bëhem kampion përsëri dhe t’i kthej titujt në Meksikë”, tha Ruiz pas fitores kundër Orizit.

Wilderi, i cili ka dy humbje në karrierë dhe të dyja të pësuara nga duart e Furyt, i tregua i hapur për ta pranuar sfidën e Ruizit.

“Deontay Wilder është rikthyer dhe mezi pret t’iu ofrojë tifozëve luftëra të mëdha dhe interesante. Nëse kjo është ajo çfarë kërkojnë tifozët, eja ta bëjmë”, tha Wilder.

Më Shumë

Bashkimi kampion i Kosovës në Ligën U18

Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në Ligën U18 për vajza, duke kurorëzuar sezonin me titull pas fitores në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it,...

“Hasi Jehon” çel siparin, mbrëmë nisi nata e parë e festivalit treditor në Gjonaj

Mbrëmjen e së premtes, në fshatin Gjonaj të Hasit, filloi edicioni i 37-të i festivalit tradicional folklorik “Hasi Jehon”, një nga ngjarjet më të...

Lajmet e Fundit