Angelina Jolie viziton kampin sirian të refugjatëve në Turqi

Bukuroshja Angelina Jolie me flokë të kapura bisht dhe me veshje klasike me me ngjyrë të zezë ka kryer një vizitë në kampin e refugjatëve sirianë në Mardin të Turqisë.

Aktorja 40–vjeçare gjatë kësaj vizite ka biseduar me refugjatët, të cilët janë larguar nga Siria që kur ka nisur konflikti 4 vjeçar.

Në të njëjtën ditë që Angelina vizitoi Turqinë, (e cila është e dërguara e posaçme e Komisonerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët), Antonio Guterres u pa duke shtrënguar duart me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Lidhur me këtë konflikt, Turqia ka pritur numrin më të madh të refugjatëve sirianë në botë, duke numëruar 1.590.000.

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Drejt përfundimit restaurimi i “Kazermës së Vjetër” në Prizren, do të shndërrohet në Arkiv Ndërkomunal

Restaurimi i objektit historik “Kazerma e Vjetër” në Prizren po i afrohet përfundimit, ndërsa aktualisht po punohet në detajet e fundit para funksionalizimit të...

Lajmet e Fundit