Mbrëmje koncertesh për Ditën Botërore të Muzikës

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe Aleancën Franceze të Prishtinës, organizon në një mbrëmje koncertesh, sot (e diele 21 qershor) nga ora 20:00 deri në orën 23:30 për të festuar Festën e Muzikës.

Në skenën e amfiteatrit “Zahir Pajaziti”, do të performojnë dy grupe franceze, “Bojan Z” dhe grupi “Modern Times”. Po ashtu, për herë të të parë në Prishtinë do të këndojë këngëtarja Brandly Butler, në ora 20:00 si dhe grupi pop Penditif, në ora ora 21:30.

Organizimi i këtij manifestimi bëhet në partneritet me krijuesit dhe interpretuesit vendorë dhe të huaj të cilët do të ftohen të performojnë zhanre të ndryshme të muzikës, në skenat e pajisura me teknike dhe instrumente adekuate, të vendosura në lokacione/lagje të ndryshme në qytetin e Prishtinës, dhe në sheshin “Zahir Pajaziti” e sheshin “Skënderbeu”.

“Fête de la Musique” e njohur si “Dita Botërore e Muzikës”, është festival vjetor i muzikës që zhvillohet në mbarë botën më datë 21 qershor, në ditën e parë të verës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Lajmet e Fundit