25.8 C
Prizren
E mërkurë, 4 Tetor, 2023

Anija e flotës amerikane në brigjet shqiptare

Anija e flotës ushtarake amerikane, “Ross” ka mbërritur në Gjirin e Vlorës në kuadër të një nisme për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë si dhe përkushtimin e të dy vendeve për stabilitetin në rajon.

Anija do të qëndrojë tre ditë për një program të bashkëpunimit ushtarak dypalësh, transmeton Klan Kosova.

Në ceremoninë e mbërritjes ishin të pranishëm zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ambasadori amerikan Donald Lu, si dhe drejtues të lartë të Forcave të Armatosura shqiptare.

Anija “Ross” ka në bord një ekuipazh prej 350 vetë dhe ka qenë pjesë e dhjetëra operacioneve ushtarake, ku më i fundit i tyre në Siri.

Pas Shqipërisë, anija do t’i drejtohet Spanjës dhe më pas SHBA.

Hovenier: Sulmuesit serbë nuk i siguruan vet armët, ka struktura

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, në një intervistë për mediumin anglez BBC ka thënë se prapa sulmeve terroriste ndaj Kosovës...

Kurti: Granti i përgjithshëm për komunat për vitin 2024 kap shumën prej 284.7 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke mbajtur takim me kryetarët e komunave. Ai në këtë mbledhje tha se granti i përgjithshëm për komunat për...

Lajmet e Fundit