Anketa për 10 përqindëshin e Trustit, 80% e të anketuarve të kënaqur me tërheqjen e kursimeve

Rreth 80 për qind e të anketuarve në anketën për 10 përqindëshin e Trustit Pensional të Kosovës kanë deklaruar se janë “shumë të kënaqur”, ose “të kënaqur” me vendimin për mundësinë që u është dhënë për të tërhequr një pjesë nga kursimet e mjeteve.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, menaxheri i projektit në agjencionin UBO Consulting, Valon Feka.

Ai ka thënë po ashtu se mbi 30 për qind e atyre që kanë tërhequr këto mjete kanë deklaruar se do t’i kursejnë këto para për nevoja emergjente dhe afatgjate.

“Rreth 80% e të anketuarve janë deklaruar “shumë të kënaqur” ose “të kënaqur” me vendimin e Qeverisë së Kosovës së për të ju mundësuar qytetarëve kontribut dhënës të tërheqin deri në 10% të mjeteve financiare të kursyera në Trustin Pensional. Rreth 90% e kontribut dhënësve kanë deklaruar se do t’i tërheqin 10% të mjeteve të Trust-it. Mbi 30% e kontribut dhënësve do t’i kursejnë (për nevoja emergjente ose afatgjate) parat e tërhequra nga Trust-i”, shkruan Feka. /Telegrafi/

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit