6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Antikorrupsioni, 552 raste në Prokurori

E themeluar në vitin 2007 me qëllim të inicimit dhe zhvillimit të procedurave dhe zbulimin e hetimin paraprak të korrupsionit, Agjencia Kundër Korrupsionit, për shtatë vjet të themelimit të saj, ka arritur që të grumbullojë prova dhe t’i procedojë për në Prokurori e Polici gjithsej 552 raste.

Ndonëse për shumë nga to Agjencia ka marrë përgjigje nga institucionet e hetuesisë, për dhjetëra të tjera nuk ka marrë përgjigje dhe nuk dihet nëse janë proceduar ndonjëherë nga organet kompetente.

Numri i lëndëve të proceduara nga Agjencia Kundër Korrupsionit, e udhëhequr që nga fillimi nga Hasan Preteni, është përmendur edhe në raportin vjetor për vitin 2014, raport i cili është shqyrtuar dhe miratuar në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së fundit plenare./Zeri/

Më Shumë

Aktgjykim lirues, përforcon narrativën e luftës për liri dhe pavarësi

Pas më shumë se pesë vjetësh në proces gjyqësor, pritet që verdikti i shkallës së parë për katërshen e Ushtria Çlirimtare e Kosovës t’i...

Meraku i varrmihësit të Kukësit

REXHEP SHAHU Sedë Cahani 67 vjeçar, varrmihësi i Kukësit që ka 37 vjet që varros njerëz, kohë më parë ka folë për gazetën LAJM dhe...

Lajmet e Fundit