8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Skenar për fuqizimin e Thaçit dhe Veselit

Dy figurave kryesore në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, për pak muaj në bashkëqeverisje me LDK-në e Isa Mustafës, u janë shtuar ambiciet për t’i drejtuar dy pozitat kryesore në vend, Presidencën dhe Kryeministrinë.

Përkundër marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në, të arritur në fund të vitit që lamë pas, sipas së cilës, Isa Mustafa do ta drejtojë ekzekutivin e vendit gjatë katër viteve të ardhshme, përderisa Hashim Thaçi fillimisht do ta ushtrojë detyrën e zëvendëskryeministrit dhe shefit të diplomacisë, ndërsa në vitin 2016 do të votohet në Kuvend për ta drejtuar Presidencën, Thaçi së fundi ka dalë me propozim që të zgjidhet president përmes votës së drejtpërdrejtë të qytetarëve, e jo përmes Kuvendit, duke anashkaluar marrëveshjen me Isa Mustafën.

Një reagim i tillë i Thaçit ka ardhur pasi që disa deputetë të LDK-së kanë deklaruar publikisht se nuk do ta votojnë këtë të fundit për president në vitin 2016, pasi t’i skadojë mandati Atifete Jahjagës./zeri/

Më Shumë

Vedat Muriqi luan sot kundër liderit të La Ligë

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit dhe do ta kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në garën për titull...

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal...

Lajmet e Fundit