Anton Quni fillon përgatitjet për ta rikthyer LDK-në në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, ka filluar përgatitjet për të marrë vitin e ardhshëm qeverisjen në Prizren.

Ai, paralajmëron aktivitete dhe zgjerim të partisë në këtë qytet.

“Viti i ardhshëm është vit i zgjedhjeve lokale, prandaj ne qysh tani, kemi filluar përgatitjet për t’u dale përballë prizrenasve me më të mirin kandidat të mundshëm”, tha ai.
Quni sot një vit ka marrë drejtimin e LDK-së në Prizren.

Gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar shumë aktivitete.

Si rezultat i këtyre aktivitete, ai tha se në zgjedhjet nacionale LDK-ja në Prizren ka marrë 3 mijë vota më shumë.

“Vetëm tre muaj pas marrjes se drejtimit të degës jemi futur në zgjedhjet e parakohshme nacionale, në të cilat kemi shënuar rritje nj rreth 3000 vota”, tregon ai, shkruan “PrizrenPress”.

“Për të arritur aty ku dëshirojmë na duhet edhe shumë punë e angazhim”.
Quni premton se LDK-ja do të dalë me plan konkret për të zgjidhur problemet e qytetarëve të Prizrenit.

“Qytetaret e Prizrenit meritojnë një qeverisje të mirë dhe jo improvizime të dobëta gjoja qeverisjes me çfarë janë ballafaquar viteve të fundit”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Lajmet e Fundit