31.6 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Anton Quni: LDK-ja shënoi rritje për afro 4 mijë vota në Prizren

Është i kënaqur me rezultatin që LDK-ja shënoi në zgjedhjet e 6 tetorit në Prizren. Tregon se në këto zgjedhje LDK-ja në këtë qytet shënoi rritje,  për afro 4 mijë vota.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, ka folur për herë të parë për procesin zgjedhor të  6 tetorit.

Ai shprehet i kënaqur me rezultatin, ndonëse ka pritur mbështetje edhe më shumë.

“Sa i përket rezultatit zgjedhor, kemi shënuar rritje diku 3 deri në 4 mije vota në Prizren”, tregon Quni për “PrizrenPress”.

“Këto janë përllogaritjet tona të para, ndërkohë që presim përfundimin e numërimit të votave me kusht, postë dhe të diasporës”.

Anton Quni, në qershor të këtij viti, u zgjodh kryetar i LDK-së në Prizren.

Në zgjedhjet e 6 tetorit është rizgjedhur edhe deputet.

Ai, tregon se dëshira e tij ka qenë që LDK-ja në Prizren të shënoi rritje më të madhe.

“Do të kishim dashur që rritja të ishte më e madhe, por ishin vetëm dy muaj që kisha ardhur në krye të LDK’ së në Prizren, dhe menjëherë u futëm në zgjedhje”.

“Po të kishim pasur kohë pak më gjatë për përgatitje do të kishim dal edhe më mirë”.
Quni beson se LDK-ja do të rikthehet fuqishëm në Prizren.

“Një rritje e tillë për një kohë të shkurtër angazhimi është sinjal se LDK në Prizren, së shpejti do të rikthehet fuqishëm”.

Ai, falënderon kryetarin e Shtabit Zgjedhor, Hanifi Muharremin për angazhimin që ka treguar në zgjedhjet e fundit.

“Gjatë ditëve të fushatës tek ne ka dominuar fryma e bashkëpunimit ekipor, entuziazmi e përkushtimi në krye me shefin e Shtabit Zgjedhor, Hanefi Muharremi, të cilin e falënderoj për angazhimin e tij, 24 orësh”.

“Po ashtu respekt edhe për djemtë e vajzat e reja si dhe qindra aktivistë që kanë bërë punë të jashtëzakonshme në këto zgjedhje”.

“Angazhimi i të gjithëve mundësi rritjen e LDK’ së në Prizren dhe ky angazhim do të vazhdojë çdo ditë, për ta bërë LDK-në forca e parë në Prizren, në zgjedhjet e ardhshme”.

Quni flet edhe për parregullsitë që janë shënuar në zgjedhjet e 6 tetorit në Prizren.

“Nëpërgjithësi nuk pati parregullsi dhe as incidente, mirëpo çka na ka shqetësuar dhe mendoj se edhe na ka dëmtuar në vota ka qenë mënyra se si ua kanë ndërruar dhe kanë shpërndarë votuesit nga disa qendra të votimit në qytete e nëpër fshatra përreth”.

“Ankesa të tilla ka pasur jashtëzakonisht shumë, sidomos në qendrën e votimit ‘Abdyl Frasheri” në ‘Ortakolli’, ku votuesit e kësaj qendreje figuronin si votues nëpër fshatra të Hasit”, tregon Quni./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Nga Prizreni në Bregdet – Pushimet Fillojnë në Autobus me Halimaj Reisen! Halimaj Reisen – Udhëtimi që të sjell pushimet!Mos prit të të ftojë dikush...

Malisheva miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, gjatë mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme të mbajtur më 30...

Lajmet e Fundit