9.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Anton Quni shpall kandidaturën për kryetar në LDK’në e Prizrenit

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren.

Quni ka pranuar se tashmë kandidatura e tij është zyrtare.

Ndonëse nuk ka pranuar të jap më shumë detaje, ai ka thënë se pret që gjithçka brenda këtij procesi të jetë transparente.

“Po, është e vërtetë. Në mbledhjen të kryesisë së LDK-së, dega në Prizren, unë e kam bërë publike kandidaturën për kryetar të degës në Prizren” ka thënë shkurt Quni për GazetënBlic.

LDK ka filluar procesin zgjedhor të brendshëm i cili po zhvillohet nëpër degë dhe nëndegët e kësaj partie.

Më Shumë

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës,...

S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një 81-vjeçar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren.Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë...

Lajmet e Fundit