Anulohet kampionati holandez, Ajaxit i hiqet titulli kampion!

Lajm i fundit nga Holanda: Kampionati holandez i futbollit është anuluar. Kështu mendohej dhe pak ditë më parë, pasi kryeministri Mark Rutte tha që nuk do të ketë asnjë eveniment sportiv minimalisht deri në muajin shtator.

Por, mendohej se renditja aktuale do të merrej parasysh, me Ajaxin që do të shpallej kampione e Holandës. Gjithsesi, zhvillimet e fundit kanë bërë që gjërat të ndryshojnë dhe në Holandë, nuk do të ketë as titull kampion, as ekipe të rëna nga Kategoria.

ADO Den Haag dhe  RKC Waalwijk ia hedhin paq, pasi nuk do të rrëzohen nga elita e futbollit holandez. Në Euredivisie, kishin mbetur dhe 9 sfida për t’u luajtur.

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Lajmet e Fundit