4.3 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Apeli e lë në paraburgim “Burdushin”

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit Hysni.Peçani i njohur si Burdushi.

Në njoftimin për media nga Gjykata e Apelit bëhet e ditur është lënë në fuqi aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prizren të datës 17.11.2018.

H.P. po dyshohen nga ana e prokurorisë, për shkak të tri veprave panele nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” sipas nenit 262; “Shmangie nga tatimi” sipas nenit 313 ; “Mashtrim” nga neni 335 dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” nga neni 374.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

Më Shumë

Haradinaj: Naseri, luftëtar i orëve të para dhe simbol i luftës për liri

Në akademinë përkujtimore kushtuar Naser Shalës, u nderua jeta dhe vepra e tij si një nga luftëtarët e orëve të para të përpjekjeve për...

Vetëvendosje sfidon opozitën: Propozoni 3 emra, njërin prej tyre e zgjedhim President

Lëvizja Vetëvendosje ka sfiduar opozitën duke i kërkuar tre emra për pozitën e Presidentin, duke thënë se këtë po e bën për të shmangur...

Lajmet e Fundit