Arben Llapashtica fitues i konkursit “Diversiteti fetar në Kosovë”

Në konkursin e hapur nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, për fotografitë që paraqesin diversitetin fetar në Kosovë, ka dalë të jetë fitues, fotografi kosovar, Arben Llapashtica.

Vetë fotografi, Arben Llapashtica ka thënë për KultPlus se është kënaqësi që të prezantohet kjo pasuri, nëpërmjet fotografisë, të cilat e paraqesin diversitetin kulturor dhe fetar. “Kosova është e varfër, por shumë e pasur në trashëgimi dhe tolerancë ndërfetare”, ka thënë Llapashtica.

Ndërkohë, vetë organizatorët e kësaj gare kanë bërë të ditur se në këtë garë ka pas shumë fotografi të cilat janë dërguar me këtë fokus dhe po sipas tyre ka qenë e vështirë të përzgjidhet fotografia fituese. “Arben Llapashtica ka impresionuar jurinë”, është thënë me rastin e ndarjes së këtij çmimi nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë./KultPlus.com

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet U.D. dhe personit juridik “M.L.L.C.”, nën...

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit