Arifi: LDK-ja e votoi Veselin, si kërkim falje për SHIK-un

Avni Arifi-aakAvni Arifi, këshilltar i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook se votimin e LDK-së për Kadri Veselin e sheh si kërkim falje për SHIK-un dhe pranim të kërkim faljes nga kjo e dyta.

Ai ka shtuar se i takon popullit të Kosovës të kërkon përgjigje në pyetjen “Pse LDK-ja i ka mashtruar këto 15 vite?”

“Çka po ndodhë sot në Kosovë? Qe 15 vite ‘de fakto’ Kosova është udhëhequr nga PDK. Në këtë rrugëtim kjo parti është shndërruar në parti shtet e cila kontrollon pothuajse çdo sektor të Kosovës: gjykatat, policinë, pjesën më të madhe të shoqërisë civile dhe mediave, organizatat e veteranëve të luftës, prokurimin publik bile bile edhe konkurset në shkolla të mesme. Partia më e madhe opozitare LDK e cila për shkak të trashëgimisë Rugoviane dhe rolit udhëheqës në vitet ’90 është parë si alternativë shprese për demokraci ka vendosë që sot të i bashkohet PDK. Sot LDK voton shefin e SHIK-ut për kryetar kuvendi e për të cilin në 15 vitet e fundit kanë thurur aq shumë tregime të tmerrshme dhe i kanë dhënë epitete nga më të ndryshmet. Këtë votim e shoh si kërkim falje për SHIK dhe pranim të kërkim faljes nga kjo e dyta. I takon popullit të Kosovës të kërkon përgjigje në pyetjen : Pse na keni mashtruar në këto 15 vite?”, ka shkruar Arifi në Facebook. /Telegrafi/

Më Shumë

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Lajmet e Fundit