Ariu shfaqet sërish në Prizren, dyshohet se mbyti 14 krerë dhi

Ariu që po mbyste kafshë shtëpiake në fshatrat rreth Prizrenit, dyshohet se është shfaqur sërish.

Policia Rajonale e Prizrenit tregon për Gazetën Express se ariu është shfaqur që nga 5 shtatori dhe ka mbytur disa krerë dhi, në disa vende.

“Ariu është shfaqur sërish. Kemi dalë në vend të ngjarjes policia dhe nga ministria. Ai ka mbytur 14 krerë dhi, në disa vende. Është shfaqur me datë 5 shtator”, ka konfirmuar Shaban Osmanollaj.

Ariu në Prizren muaj më parë kishte hapur debat të madh në vend, pasi ishte lëshuar një vendim nga Agjencioni i Pyjeve që urdhëronte vrasjen e tij. Pas shumë thirrjeve që ai të mos mbytej, Ministria e Bujqësisë dha urdhër që ariu të mos mbytej.

Kjo pasi për të ishin ankuar shumë fshatarë në rrethinën e Prizrenit se kafsha e egër po ua vriste bagëtinë.

Forcat e Sigurisë ishin në kërkim të ariut, po kishin pasur sukses në gjetjen e tij. /Express/

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Qytetari e quan “xhenaze” kryetarin e Prizrenit, ky i fundit ia kthen: “Nëse ki fare familje, përshëndeti krejt me rend”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes “Facebook”-ut i ka dërguar përshëndetje për të gjithë anëtarët e familjes së një komentuesi, i cili...

Lajmet e Fundit