19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Arkiv: Intervistë e Isa Boletinit për gazetën ruse „Birzhevijih Vjedomosti“ – korrik 1912

Isa boletiniIntervistë e Isa Boletinit për gazetën ruse „Birzhevijih Vjedomosti“ e publikuar edhe në gazetën „Politika“ të Beogradit me 20 korrik 1912 me titull “Boletinac o Srbiji“ – (Pobunjenicki vogja zhali se na Srbiju i Srbe)
Numri i fundit „Birzhevijih Vjedomosti“ publikon bisedën e reporterit me udhëheqsin e njohur të kryengritsve shqiptar (arnaut) në Serbin e Vjetër , Isa Boletini. Gazetari rus ka shkuar nga Mitrovica me qëllim që ta kërkoj Boletinin dhe e ka gjetur në një fashat të vogël , Selac, krejt afër kufirit me Srbinë, ku Boletini ishe marr dy ditë duke vëzhguar viset në të cilat shqiptarët (arnauti) ishin në kryengritje.

Në raportimin e asaj vizite reporteri i „B. Vjedomosti“ përshkruan shtabin e Boletinit, ku edhe kishte kaluar natën, paraqet karakterin e kryengritjes së tashme shqiptare dhe publikon bisedën me Boletinin.

„ Shqiptarët (arnautët) nuk munden më të durojn sundimin e „turqve të rinjë“, të cilët në emër të kushtetutshmërisë kryejn dhunë të paligjshme“ , thot Isa Boletini. „Vetëm shiqoni çka bëhet në Kosovës dhe Shqipërinë Veriore : pushkatojnë gra dhe fëmij, djegin fshatra, vrasin hoxhollar dhe klerik, në qytete kanë ngritur trekëndsha për varje; pa gjyq, pa mbrojtje – pa asgjë. Për asnjë kërkesë të ligjshme dhe të arsyeshme , të banorve shqiptar dhe të krishter ,pushteti nuk don të ndëgjoj.

Turçit konsiderojn se toka është e tyre dhe se ata janë zotrues, ndërsa ne shqiptarët dhe serbët jemi shërbëtor të tyre. Ne nuk mundemi më kështu të jetojm dhe kemi vendos të luftojm kunder dhunës së „tuqve të rinjë“. Kryengritjet e kaluara na treguan se ndasit tona quan të gjitha mundimet tona në zero. Nga kjo arsye, tani ne kemi dhënë „besën“ që të gjithë prijsat shqiptar të bashkveprojm dhe që njeri tjetrin ta mbështesim, të jemi të lidhur ngusht mes veti dhe asnjeri të mos ndërrmar veprime krye në veti.

Unë u jap rëndësi të veçant këtyre vendimeve, sepse këto përfshinjë gjithë Shqiperine e mesme dhe të veriut. Lëvizjet në qytetet, mbyllja e qarshive dhe protestat kanë më shumë rëndësi morale, por me këtë rrugë nuk mund të arrijm asgjë nga Turçit. Të vetmet mjete për luftë kundër tyre janë – armët. E për këtë arsye unë them se „Revolucioni i qetë“ i qyteteve nuk na qojn askun : ata prap do të i mashtrojn.

Mua më vjen shumë keq që banorët serb ende nuk e kanë kuptuar se është në interesin e tyre që të jenë dorë përdore me ne shqiptarët , e jo të ju nënshtrohen dhe shërbejn Turçve. Pikë e dobt e jona është : mungesa e armatimit. Te ne ëshë një masë e madhe që dojnë të luftojnë por nuk kanë armë dhe municion dhe është shumë vështir me u pajis me to. Srbija e ka mbyll kufirin, ndërsa „Shvabat“ të cilët na kanë premtue armët, tash prapa shpinës tonë nxisin Tuçit kundër nesh.“

Në pyetjen me çka nënkupton ai me emrin »Shvabët » , Boletini është përgjegjur se ata janë Austrianët, agjentët e të cilve edhe atij personalisht edhe udhëheqve tjer shqiptar u kishin premtuar arsenal të madh armatimi – a në të vërtetë kishin dhënë një sasi shumë të vogël.

Në fund Boletini kishe deklaruar se Shqiptarët nuk do të qetsohen dersa të zhdukin „turqit e rinjë“. Sa i përket Abdyl Hamitit as që mund të bëhet fjalë për kthimin e tij në fron. Edhe nëse vjen te kurorzimi i Mehmedit të V , „i cili është i sëmur, plak dhe pa karakter“ ate mundet ta zëvendësoj vetëm Jusuf Izedin. »

Më Shumë

Shorti i basketbollit, derbi i zjarrtë Bashkimi-Trepça luhet që në xhiron e parë

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për edicionin 2024-25 në Superliga Meshkujt. Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija...

Zgjedhjet e 9 shkurtit, këndellje apo mbytje e pakthyeshme e shpresës

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Toleranca dhe urrejtja: Baca Adem Demaçi ishte i vetmi politikan shqiptar që i bindesha duke pasur parasysh kapitalin e...

Lajmet e Fundit