5.3 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Arrestime në Prizren dhe Suharekë

Katër persona janë arrestuar dhe dërguar në burgun e Dubravës. Njëri prej të arrestuarve është nga Prizrenit, ndërsa tre të tjerë nga Suhareka.

Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren,transmeton PrizrenPress.

Raporti i Policisë pa ndërhyrje

Rr. “Flamuri”, Prizren 08.06.2016-09:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit në kohëzgjatje prej një viti.

Fshati Dubravë, Suharekë 08.06.2016-14:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej një viti.

Fshati Grejkoc, Suharekë 08.06.2016-14:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekovnicës në kohëzgjatje prej katër muajve.

Fshati Leshan, Suharekë 08.06.2016-20:40. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej 10 muajve.

Më Shumë

Peja 03 fiton derbin, mposht Bashkimin

Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e javës së 12-të të Superligës së Femrave, duke mposhtur Bashkimin me rezultat 64:58 (23:14,...

Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për vrasje në tentativë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 5 janar në...

Lajmet e Fundit