Arrestohen 6 zyrtarë për korrupsion

Policia ka arrestuar ditën e sotme 5 inspektorë, të cilët akuzohen për abuzim me detyrën dhe për korrupsion.

Bëhet fjalë për arrestimin e tre inspektorëve të lojërave të fatit, 2 inspektorëve të tatimeve dhe një inspektori të mbrojtjes së konsumatorit në Bashkinë e Tiranës.

Ata që kanë rënë në pranga janë: Jani Berukas, Tefik Mallkuçi dhe Valentin Lokaj, që të tre inspektorë të lojërave të fatit, njoftojnë medie nga Tirana .

Ndërsa, Mensur Hoxha dhe Trendafil Tarja janë inspektorë të hetimit tatimor. Ndërkohë, ende nuk bëhet i ditur emri i inspektorit të mbrojtjes së konsumatorit në Bashkinë e Tiranës. Arrestimet e tyre janë bërë nga Sektori Kundër Korrupsionit.

Më Shumë

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Lajmet e Fundit