Arrestohen dy të mitur të dyshuar për vjedhje në Dragash

Me datën 6 shkurt 2019, në Dragash hetuesit policorë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar (SH.Q. dhe H.H.), të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se të arrestuarit dyshohet të jenë përfshirë në dy raste të ndodhura më 4 shkurt 2019 në fshatin Brodesan të Dragashit, ku të njëjtit kanë depërtuar në shtëpitë e viktimave dhe në mënyrë të paligjshme kanë arritur të marrin gjësende të ndryshme si: tri (3) unaza të argjendit, katër (4) krahore që mendohet se janë të arit, tri (3) brisqe prodhim zviceran, dy (2) telefona celularë.

Vlera e përgjithshme e gjërave të vjedhura është e konsiderueshme.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, ku pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt pasi që të dyshuarit janë persona të mitur.

Më Shumë

Nisin punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Bingeni” në Prizren

Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën ‘Bingeni’ (Hamit Thaqi)” në Prizren, investim që synon përmirësimin e...

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Lajmet e Fundit