Arrestohen hajnat e ëmbëltores “Elita” në Prizren

arrestim-300x225Sh. Elshani dhe U. Kabashi janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit, me datën 16 tetor, gjatë orëve të natës, e kanë thyer derën e ëmbëltores “Elita”.

Sh. Elshani dhe U. Kabashi janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit, me datën 16 tetor, gjatë orëve të natës, e kanë thyer derën e ëmbëltores “Elita” dhe pasi kanë hyrë brenda, nga aty kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme rreth 400 euro; tri pasaporta, një patentë shoferi.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren.

Policia raporton se të dyshuarit janë pyetur për rastin në prani të avokatëve mbrojtës dhe aty është kuptuar edhe për 19 vjedhje tjera që i kanë kryer këta të dyshuar.

Cak i vjedhjeve kryesisht kanë qenë objektet afariste, vjedhjet nga veturat e tjera.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, dy të dyshuarit ndalën në mbajtje nën masën e arrestit policor.

Më Shumë

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit