Arrestohen katër persona në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar katër persona, pasi që ju është gjetur dhe konfiskuar drogë, para, telefona celularë, një revole dhe dy automjete.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, një K/Shqiptar dhe dy shtetas të Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: 7.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, para 1170€ dhe 5800 lekë të Republikës së Shqipërisë, 4 telefona celularë, një revole M 57 me 16 copë fishekë të cal 7.62 mm dhe dy automjete”, njofton policia.

Ndërkaq, i arrestuari i katërt, dyshohet për grabitje. “Në lidhje me rastin raportohet se me 01.04.2015 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar”.

Me vendim të prokurorit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

Fëmijët pushtojnë skenën e poezisë në Malishevë, 1 Qershori festohet me vargje dhe krijimtari

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Malishevë u organizua aktiviteti “1 Qershori Poetik i Fëmijëve”, i cili mblodhi nxënës, poetë dhe dashamirë...

Lajmet e Fundit