Arrestohen një shtetas i Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë në Morinë

Një shtetas i Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë janë arrestuar në pikëkalimin kufitar në Morinë, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit “Girsan” dhe 17 fishekë.

Sipas Policisë së Shtetit, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. G., 34 vjeç, banues në Kosovë, D. F., 36 vjeçe dhe M. Q., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit