13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Arrestohen tre shtetas shqiptarë në Prizren – rrahën një person dhe tentuan të plaçkitin një shtëpi

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në flagrancë, shtetas të Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

Arrestimi ka ndodhur rreth orës 23:00 të shtunën në fshatin Malësi e Re në Prizren.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka treguar për Klan Kosovën se tre të arrestuarit kanë provuar të plaçkitin një shtëpi në këtë fshat, por ata kanë hasur në vëllanë e pronarit të shtëpisë, të cilin e kanë sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore dhe i kanë marrë edhe kuletën.

I lënduari tani po trajtohet në spitalin e Prizrenit.

Më Shumë

“Ekoregjioni” nis përditësimin e të dhënave për të gjithë klientët në Prizren

Kryeshefi Ekzekutiv i “Ekoregjionit” në Prizren, Burim Shala, ka njoftuar se ekipet e tyre do të dalin në terren për regjistrimin dhe përditësimin e...

Rreth 5.700 nxënës i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore në Prizren, Totaj viziton shkollën “Gani Saramati”

Në shkollat e Komunës së Prizrenit kanë nisur kontrollet sistematike shëndetësore për nxënësit, proces i organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë. Me këtë rast, kryetari i...

Lajmet e Fundit