15.1 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Arrestohet hajni serik, Besarti nga Prizreni

hajniI dyshuari për vjedhje Besart M. është arrestuar nga policia në Prizren. Zëdhënësi i PK-së në Prizren Hazir Berisha tha se Besarti dyshohet për një seri vjedhjesh.

“Hetues policorë nga Stacioni policor i Prizrenit, sot, rreth mesditës e kanë arrestuar Besart M. në cilësi të personit të dyshuar ngase ekziston dyshimi i bazuar, se i njëjti, me datën 08 nëntor, gjatë orëve të natës, duke kaluar pengesa, ka hyrë në shtëpinë e një qytetari nga fshati Zojz i cili ndodhet në kurbet dhe nga aty ka përvetësuar dy televizorë në vlerë rreth 3300 euro”, tha Berisha.

“Gjësendet e vjedhura janë gjetur në automjetin e të dyshuarit dhe të njëjtat pritet t’i kthehen viktimës së këtij rasti”.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe gjatë bisedës, i dyshuari është përballuar edhe me prova tjera për raste të ndryshme, me ç’ rast policia ka arritur t’i zbardhë edhe gjashtë raste tjera të kryera nga ky i dyshuar i cili është i njohur për policinë”.

Pas intervistës, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria në disiplinore për parregullsitë në ndeshje ndaj Vushtrrisë

Klubit të Lirisë i janë hapur disa procedura disiplinore të cilat shpejt pritet të marrin verdiktin përfundimtar nga Komisioni Disiplibor dhe i Etikës i...

Rahovec: Vetura pëson defekt gjatë ndjekjes prej policisë, arrestohet një person

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit.   Gjatë ndjekjes, vetura në fjalë ka pësuar defekt, me ç’rast një person...

Lajmet e Fundit