21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Arrestohet një i dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje të moshuar në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje të moshuar në fshatin Lez të Prizrenit, ndërsa i dyshuari tjetër është në kërkim policor.

Në njoftimin për media thuhet se më 23.11.2021, rreth orës 14:00, dy persona të dyshimtë i kishin shkaktuar lëndime të lehta trupore një gruaje të moshuar në fshatin Lez të Prizrenit.

“Të dyshimtit përdoren force ndaj viktimës, dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Viktima e ka raportuar rastin në polici, por nuk kishte njohuri mbi identitetin e të dyshimtëve. Të njëjtës fillimisht ju ofrua ndihma mjekësore dhe hetues të policisë filluan hetimet në bazë të deklaratës së viktimës, duke dhënë përshkrimin dhe veprimet e personave të dyshimtë”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se zyrtarë policorë nga njësia hetimeve në Prizren, pasi pranuan këto informacione dhe, në bazë të kontrollit të zonës për rreth vendit të ngjarjes, arritën të bëjnë identifikim e personave kriminal të cilët u shpallën në kërkim policor.

“Më datë 28 nëntor 2021, i dyshimti R.F i lindur në vitin 1966, u ndalua në pikë kalimi kufitare në Merdarë, ndërsa i dyshimti tjetër është në kërkim policor. Në lidhje me rastin u informua prokurori i Shtetit, i cili me aktvendim kërkoj që i dyshimti të ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë”, thuhet në komunikatë.

Rasti është duke u hetuar.

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Lajmet e Fundit