“Topin e Artë nuk do ia jepja Messit” – Totti mendon se argjentinasi nuk e meritoi këtë vit

Francesco Totti dhe Topi i Artë, një nga të paktët trofe që nuk arriti ta fitonte, veçanërisht sepse mbeti në një klub me pak suksese si Roma.

Ish-kapiteni i verdhekuqve, në intervistën për Sport ka folur për trofeun prestigjioz që iu dha mbrëmë Lionel Messit.

Megjithatë, legjenda e futbollit italian është shprehur se këtë vit trofeu nuk do ta merrte La Pulga, por një lojtar tjetër.

“Jemi mësuar të zgjedhim mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, por këtë vit unë trofeun do t’ia jepja Robert Lewandowskit”, deklaroi Totti gjatë intervistës.

“Vetëm shikoni se çfarë ka bërë Lewandowski, shikoni statistikat e tij, golat e tij, ndikimin e tij, atëherë e kuptoni se përse e them këtë”.

“Messi është tashmë një lojtar që e ka vendin në histori të futbollit, mirëpo para Robertit, askush se ka merituar – mendimi im”, ka shtuar më tej Totti.

Argjentinasi e fitoi Topin e shtatë të Artë në karrierë, duke u bërë tashmë lojtari që e fiton më së shumti këtë trofe. /Telegrafi/

Më Shumë

Drini i Bardhë ruan boshtin e skuadrës, rinovon me tre futbollistë

Drini i Bardhë ka vazhduar me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Caner Gzimin, Orland Duhlakun dhe...

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Lajmet e Fundit