Arrestohet personi që largoi 24 ulëse në Kuvendin Komunal në Malishevë

Dje rreth orës nëntë është arrestuar personi i cili dyshohet se kishte marr 24 ulëse nga Kuvendi Komunal në Malishevë.

Sipas raportit policor personi i ka marr ulëset nën arsyetimin se nuk i është bërë pagesa për furnizimin e tyre.Në raport tutje theksohet se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kallxo.com dje ka raportuar për largimin e ulëseve në Kuvendin Komunal në Malishevë.

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Malishevës, Alban Krasniqi, kishte thënë se një operator ekonomik i ka larguar ulëset e Kuvendit Komunal pasi, sipas tij, Komuna nuk i ka kryer obligimet e tij.Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Malishevës, Rakip Begaj për Kallxo.com ka thënë se nuk është në dijeni për këtë çështje.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Lajmet e Fundit