Arrestohet prizrenasi, ishte i dënuar me 3 vite e 3 muaj burg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren i cili ishte i dënuar prej 3 vite e 3 muaj burg për veprën penale “marrja e ryshfetit”.

I njëjti pas arrestimit nga njësit policore të Stacionit Policor të Prizrenit është dërguar në burg në Prishtinë, në vuajtje të dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 3 vite e 3 muaj burg.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një person i dënuar me burg prej 3 vite e 3 muaj për veprën penale “Marrja e ryshfetit”

Prizren,12 Nëntor 2022

Me datë 11 Nëntor 2022, rreth orës 14:00 policia e ka ndaluar dhe arrestuar personi F. K. 47 vjeç.

I arrestuari ka qenë në kërkim policor në bazë të urdhër arrestit të gjykatës, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën penale “ Marrja e ryshfetit” .

I njëjti pas arrestimit nga njësit policore të Stacionit Policor të Prizrenit është dërguar në burg në Prishtinë, në vuajtje të dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 3 vite e 3 muaj burg./

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit