17.5 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Kurti eleminon nga Dega e VV-së në Rahovec deputetin Korenica, shkak qëndrimi për projekt-kodin civil

Edhe pas zgjedhjeve të brendshme, në Lëvizjen Vetëvendosje po vazhdon elemeinimi i figurave të cilët e kanë kundërshtuar projekt-kodin civil për martesat e gjinisë së njejtë.

Pas problemeve përgjatë fazës para zgjedhjeve në Prizren dhe në degë të tjera, ato kanë vazhduar edhe pas vendosjes së strukturave të reja. Të premten nga Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec është eleminuar deputeti Visar Korenica për shkak të qëndrimit të tij për projekt-kodin civil.

Korenica e ka konfimurar lajmin për Express dhe arsyen e shkarkimit nga pozita e koordinatorit të Degës.

“Po jam shkarkuar për asyet tashmë të ditura”, ka thënë Korenica për Gazetën Express.

Koorenica është shkarkuar të premten nga pozita e koordinatorit pas mbledhjes që ka mbajtur Dega atje.

Qëndrim kundërshtues ndaj projekt-kodit civil kanë edhe disa deputetë të tjerë brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje si Eman Rrahmani, Gramos Agusholli etj./GazetaExpress/

 

Më Shumë

OVL-UÇK distancohet nga veprimet e degës në Has

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) distancohet nga veprimet e ndërmarra nga dega e saj në Has, lidhur me largimin e pllakës...

Inspektorati i Malishevës intensifikon aksionet kundër hedhjes së mbeturinave, shqiptohet gjobë 200 euro

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka bërë të ditur se po vazhdon aktivitetet në terren për parandalimin e hedhjes së mbeturinave në...

Lajmet e Fundit