Arrestohet shtetasi romun për mashtrimin që kishte bërë të korrik të vitit të kaluar në Prizren

Pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, Stacioni Policor në Prizren, ka arritur dje që të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin A.K., shtetas romun, i cili ishte në kërkim policor.

I njëjti kërkohej nga policia nën dyshimin se ishte përfshirë në një rast të mashtrimit në Prizren.

Sipas policisë, A.K, me datë 10 korrik 2018, në një filiale të një banke, ka kryer  një mashtrim, i cili ka marrë një shumë të konsiderueshme parash  duke e futur në lajthitje punëtoren e këtij filiali.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, ku pas intervistimit të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.

Më Shumë

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit