Arsenali e lartëson Granit Xhakën

Tre gola në tri ndeshje, Arsenali e lartëson Granit Xhakën

Granit Xhaka është duke kaluar nëpër një formë kulmore të karrierës.

Ylli kosovar po shkëlqen në fanellën e Arsenalit, me të cilin është në rrugë të mbarë për ta fituar titullin e kampionit të Anglisë.

Ndërkohë, e udhëhoqi Zvicrën në nisjen me këmbë të mbarë të kualifikimeve për Euro 2024 në fitoren e thellë, 5:0 ndaj Bjellorusisë, shkruan Gazeta Express.

30 vjeçari në fakt ka shënuar gol në tri ndeshje radhazi, gjë e cila nuk i kishte ndodhur kurrë më parë në karrierë.

Fillimisht, ai realizoi në Ligën e Evropës kundër Sporting Lisbonës më 16 mars, ndërsa më pas në fundjavën e 19 marsit e gjeti prapë rrjetën në fitoren kundër Crystal Palacet.

E të shtunën, Xhaka sërish ishte protagonist duke e realizuar njërin nga pesë golat e “Helvetikëve” në Novi Sad.

“Tre gola në tri ndeshje për Granitin. Mesfushori ynë ia doli të shënojë për Zvicrën gjatë fundjavës”, ka shkruar Arsenali në rrjetin social.

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit