9.9 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Arsyeja befasuese pse Hamburgu e ka dërguar Mërgim Mavrajn në ekipin e dytë

Si të mos mjaftonte lënia në stol, skuadra gjermane e Hamburgut, vazhdon ta keqtrajtojë mbrojtësin e Kombëtares Mërgim Mavraj.

Ai është caktuar të stërvitet me ekipin e 21-vjeçarëve. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi gjerman, dhe ka qenë Berhard Peter që ka shpjeguar vendimin e marrë dhe që i është komunikuar qendërmbrojtësit të Shqipërisë.

“Stafi i trajnerëve ka vendosur ta marrë këtë vendim për arsye sportive dhe do të vazhdojë pa Mërgim Mavrajn nga kjo ditë. Ne e kemi informuar atë t’i bashkohet ekipit U21 në stërvitja nga ky moment”, ka thënë Peter.

Ndërkohë lajmi është bërë publik edhe nga vetë klubi në faqen zyrtare në “Facebook”: “Mërgim Mavraj do të stërvitet me 21-vjeçarët deri në një njoftim të mëtejshëm. Ai është informuar për vendimin nga Christian Titz, Thomas von Heesen dhe Bernhard Peters këtë mëngjes”, shkruan klubi i Hamburgut.

Kujtojmë që Mavraj u ble nga skuadra e Këlnit për 1.8 milionë euro në janar të vitit 2017. Krejt papritur nga një lojtar i rëndësishëm u kthye në një të padëshiruar.

Më Shumë

Anulohet repriza e “Komedisë së Zezë” në Prizren

Teatri i Qytetit "Bekim Fehmiu" në Prizren ka njoftuar se repriza e paralajmëruar e shfaqjes “Komedia e Zezë”, e cila fillimisht ishte planifikuar të...

Nait Hasani për zgjedhjen e presidentit: Xhavit Haliti mund të jetë figurë unifikuese

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani në "Info Magazina" ka thënë se Kosovës aktualisht i nevojitet një kandidat unifikues për postin e presidentit. “Mendoj që nga...

Lajmet e Fundit