12.9 C
Prizren
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025

Artisti nga Prizreni me ekspozitë personale në Stacion

Agim Balaj-ekspozite“But what distinguishes the worst bees from the best of architects is this, that the bee raises his structure in imagination before she erects it in reality”. Ka zgjedhur një titull të tillë për të ardhur me një ekspozitë të munguar prej kohësh.

Artisti Agim Balaj kështu me datë 20 shkurt hap ekspozitë personale në Qendrën për Art Bashkëkohor Stacion, me një punë kuratoriale të Albert Hetës.

Ekspozita ‘But what distinguishes the worst bees from the best of architects is this, that the bee raises his structure in imagination before she erects it in reality me Agim Balajn’, përveç tematikës të ofruar nga interesimi, vrojtimi dhe hulumtimi artistik, paraqet vazhdimin e hulumtimin të skenës së artit dhe artistëve që janë vetë-edukuar dhe gjenden jashtë ndikimit të sistemit të krijuar nga institucionet arsimore, jashtë strukturave akademike të kulturës, por me ndikim në zhvillimet në art dhe kulturë.

Vitet e kaluara nga kjo strukturë me punën e tyre kanë dalë në sipërfaqe artistë dhe grupe artistësh që kanë sfiduar me punën e tyre kreative edhe jokonformizmin sistemin arsimor aktual, dhe jo vetëm këtë pjesë të establishmentit.

Agim Balaj është i lindur në Prizren (1980). Balaj ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Agim Balaj ka qenë pjesë e ekspozitës 7: Agim Balaj dhe Dritëro Nikqi, (2013), Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. /KultPlus.com/

Më Shumë

Mori edhe një mandat në Rahovec, Latifi: Kjo është fitore e jona

Smajl Latifi nga AAK ka fituar sërish mandatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit. Një ditë pas suksesit, ai ka reaguar përmes një mesazhi falënderimi...

Artan Abrashi ushtron të drejtën e votës në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, hodhi votën e tij në qytet dhe bëri thirrje për pjesëmarrje aktive qytetare. Para mediave,...

Votoi Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit