Asgjësohen tre parcela me kanabis

Policia e Shkodrës, në kuadër të një operacioni anti-narkotikësh, ka zbuluar dhe asgjësuar në Shkodër tre parcela me bimë narkotike kanabis sativa.

Në bazë të njoftimit të policisë, thuhet se u asgjësuan rreth 1344 rrënjë bimë të kultivuara në tre parcela të ndara në fshatin Mazrek. Ende nuk dihen kultivuesit, por policia po punon për zbulimin e identiteti të tyre, transmeton Shekulli.

Ky është i disati aksion i finalizuar me sukses këtë javë nga ana e policisë në luftën kundër kultivim të narkotikëve, nisur disa muaj më parë me Lazaratin me qëllim largimin e vendit tonë nga harta e kultivuesit.

Më Shumë

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Lajmet e Fundit