Ashton: Pavarësia e Kosovës nuk është përmendur

ashtonBaronesha Catherine Ashton, ka thënë se gjatë dialogut në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, në asnjë moment nuk është përmendur pranimi i pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe as nuk është synuar një gjë e tillë.

“Të ju kujtoj se Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha vendet anëtare të BE-së, dhe kjo nuk ka qenë asnjëherë çështje në dialog, përpos normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, transmeton REL.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të jetë kusht për Serbinë që para se të hyjë në BE të ketë të zgjidhura çështjet e kufirit me Kosovën, Ashton është përgjigjur duke thënë se kjo është një çështje që do të zgjidhet në të ardhmen.

“Kjo pyetje duhet të zgjidhet në të ardhmen. Në Beograd presin që hyrja e Serbisë në BE të jetë më e shpejtë sesa që përmendet nga 8 deri në 10 vjet”, ka thënë Ashton.

Baronesha Ashton, në këtë takim me gazetarët, për punën e bërë gjatë 20 takimeve të tyre dhe mbi 200 orëve të diskutimeve, ka lavdëruar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Ivica Daçiq.

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Osmani e Limaj takohen rastësisht në Prizren, i urojnë suksese njëri tjetrit

Në një kafene në Prizren kanë rastisur të jenë në fushatë prijësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani dhe Fatmir Limaj, i cili po...

Lajmet e Fundit