ATK aksion në 18 subjekte afariste, inkason borxhe tatimore rreth 820 mijë euro

Administratës Tatimore të Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë aksion te 18 subjekte afariste me borxhe tatimore në vlerë prej 1.6 milion euro, ku përmes proceduarave të konfiskimit ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë rreth 820,101 euro, ndërsa pjesa tjetër e borxhit do të paguhet me këste.

Sipas ATK-së, ky aksion ka rezultuar pas zbatimit të të gjitha proceduarave paraprake për mbledhjen e borxhit dhe thirrjes së vazhdueshme të këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore.

“Aksione të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim tek të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore sipas kërkesave ligjore. ATK, ju bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë dhe saktë obligimet tatimore në mënyrë që të mos bëhen objekt i aksioneve të tilla. Synimi kryesor i ATK-së është përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore nga tatimpaguesit”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Tragjedia në Suharekë – Goditet nga rrufeja, trupin e bartën 1 kilometër babai dhe vëllai

Puna në bjeshkët e Dellocit u kthye në tragjedi për familjen Bajselmani nga Suhareka. Kjo pasi rrugëtimi i tyre i zakonshëm në këto bjeshkë përfundoi...

Lajmet e Fundit